LeBron James fantastik me ‘triple-double’ mposht Toronton (Video)

PUBLIKUAR

Skuadra e Tyronn Lue ka arritur serinë prej 10 fitoreve me radhë në Play-Off, shifër që e ka arritur vetëm Los Angeles Lakers (1989 dhe 2001) dhe San Antonio Spurs (2012) deri më sot në NBA.

Cleveland Cavaliers kanë arritur të triumfojnë edhe në takimin e dytë kundër Toronto Raptors në saje të rezultatit 108-89.

LeBron James ishte më i miri te Cavs duke regjistruar “triple-double” me 23 pikë, 11 kërcime dhe 11 asistime, derisa Cleveland u bë vetëm ekipi i katërt që arrin t’i fitojë dhjetë ndeshjet e para të “Play Off”, transmeton Telegrafi. Ndërkohë Kyrie Irving me 26 pikë dhe Kevin Love me 16 gjithashtu ishin mjaft të disponuar për lojë.

Te Raptors përveç DeMar DeRozan, i cili shënoi 22 pikë, të tjerët ishin jashtë elementit të lojës.

Cleveland Cavaliers tash ka marrë epërsinë prej 2-0 në serinë e finales së Konferencës Lindore të NBA, ndërsa dy ndeshjet e radhës zhvillohen në Toronto. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...