Kadaj-Bujupi: VV po shqyrton rikthimin në Kuvend

PUBLIKUAR

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se partia e saj është duke e shqyrtuar vendimin se kur do të kthehen deputetët e saj në Kuvend.

Sipas saj, ata do të jenë aty për të kundërshtuar fuqishëm Marrëveshjen për Përcaktimin e Kufirit me Malin e Zi dhe atë për Asociacionin e Komunave Serbe, shkruan Gazeta Tribuna.

Ajo ka paralajmëruar bashkërendim dhe rezistencë edhe të qytetarëve dhe deputetëve të pozitës për të kundërshtuar, siç ka thënë ajo, “rrezikun që i kanoset Kosovës”.

“Kryeministri tenton të sjellë në Kuvend këto dy marrëveshje të cilat kanë vdekur,” është shprehur Kadaj-Bujupi në Tribuna Channel.

Deputetja që së fundi ka braktisur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të kaluar në Vetëvendosje, ka thënë se VV nuk do të zgjedhë mjetet dhe mënyrat e kundërshtimit të marrëveshjeve, kurdo që ato do të përcillen në Kuvend.

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...