Për Demarkacionin, Thaçi të shtunën në Mal të Zi

PUBLIKUAR

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë të shtunën për në Podgoricë të Malit të Zi ku do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Millo Gjukanoviq, dhe presidentin Filip Vujanoviq.

Ky takim mes Thaçit dhe udhëheqësve malazias, vjen pas lajmeve të fundit se mund të rinegociohet marrëveshja për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

Për këtë takim dypalësh Thaçi ka njoftuar derisa ishte në një vizitë në Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

“Do të kem takim me kryeministrin dhe presidentin e Malit të Zi për këtë çështje, por e theksoj se ne duhet t’u besojmë njerëzve tonë dhe miqve tonë”, ka thënë Thaçi.

“Po ashtu dua të besoj që në të ardhmen e afërt kjo çështje duhet të trajtohet në Parlamentin e Kosovës dhe nuk duhet të politizohet si diçka partiake, por duhet të shikohet si çështje e interesit shtetërore dhe mos të harrojmë që tanimë Mali i Zi është edhe anëtar i NATO-s”.

Thaçi ka deklaruar edhe se e mbështetë çdo takim dhe përafrim qëndrimesh mes liderëve politikë kosovarë në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi shtetërore.

“Përgëzoj çdo takim mes liderëve të Kosovës dhe do të mbështes çdo iniciativë që çon drejt përafrimi dhe rritjes së kohezionit mes spektrit politik. Vetëm puna e përbashkët mundëson forcimin e institucioneve”.

“Në kuadër të këtij konsolidimi dhe forcimi edhe çështja e Demarkacionit duhet të bashkojë spektrin politik kosovar në mënyrë që të përmbyllim këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm”, ka deklaruar Thaçi nga Mitrovica.

Presidenti, që në Mitrovicë ishte për të parë punimet që po zhvillohen në kampusin e universitetit të qytetit, tha se projekti mundëson standarde më të mira për studentët e Mitrovicës dhe studim më cilësor.

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...