Ankand humanitar për fëmijët me sëmundje të rënda

PUBLIKUAR

Fondacioni ‘Peshku i artë’ për plotësimin e dëshirave të fëmijëve të cilët janë të sëmurë rëndë në Çifte Hamam do të organizojë ankandin e dytë humanitar kushtuar shpresës, fuqisë së dëshirës së plotësuar për fëmijët të cilët luftojnë për jetën e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në shpresën dhe fuqinë e tyre, besojnë edhe artistët e artit figurativ Nevzat Bejtuli-Kica dhe miqtë, Vane Kosturanov, Vanja Urosheviq, Aleksandar Stankovski dhe Martin Tërpenonski të cilët ndihmojnë në dhurimin e veprave të tyre.

Mjetet e fituara nga shitja në ankand dedikohen për plotësimin e dëshirave të fëmijëve të cilët mjekohen në repartin për Onkologji në Klinikën për fëmijë-Shkup, ku për momentin janë 20 fëmijë të moshës prej 3-15 vjeç.

Misioni i ekipit të ‘Peshku i artë’ është ta zbukurojë përditshmërinë e këtyre fëmijëve të cilët luftojnë për jetën e tyre dhe përmes jetësimit të ëndrrave të tyre.

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...