Mustafa: Krenar me miqësinë e Kosovës me SHBA-të

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur mirënjohje të përjetshme institucioneve dhe popullit të SHBA-ve për përkrahjen e jashtëzakonshme që po japin për Kosovën.

Reagimi i kryeministrit vjen pasi ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka njoftuar për vendimin e Kongresit Amerikan që Administrata Amerikane të punojë me Republikën e Kosovës për ta përgatitur për hyrjen në Programin e Partneritetin për Paqe, në kuadër të NATO-s.

Postimi i Mustafës në Facebook:

“Të nderuar miq,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington më ka informuar sot se Kongresi Amerikan në kuadër të Defense Authorization Act, mbrëmë i ka bërë thirrje Administratës Amerikane “që të punojë me Republikën e Kosovës për ta përgatitur për hyrje në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s.

Mirënjohje e përjetshme institucioneve dhe popullit të SHBA-ve për përkrahjen e jashtëzakonshme që po japin për Kosovën.

Krenar me miqësinë e Kosovës me SHBA-të. IM” (sic), ka shkruar Mustafa.

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...