Apeli konfirmon pafajësinë e të akuzuarve në rastin “Kleçka”

PUBLIKUAR

Gjykata e Apelit më 26 janar 2016, e përbërë nga një trup gjykues me dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendor, konfirmoi lirimin nga akuza për të pandehurit në të ashtuquajturin rasti ‘Kleçka’.

Trupi gjykues konstatoi se, edhe pse është provuar në mënyrë të qartë se gjatë vitit 1999 janë kryer krime të shumëfishta lufte, në veçanti vrasje dhe rrahje të të burgosurve shqiptarë dhe serbë në ish qendrën e paraburgimit të UÇK-së në fshatin Kleçka, përfshirja e të pandehurve nuk u provua në mënyrë të qartë përtej dyshimit të arsyeshëm.

“Kështu, Gjykata e Apelit konfirmoi aktgjykimin lirues të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Aktgjykimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit u lëshua më 12 maj 2016”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...