Policia arrestoi një aktivist të Vetëvendosjes për rastin e EULEX-it

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka arrestuar aktivistin e lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Maqastena.

Kështu njoftoi lëvizja Vetëvendosje.

“Policia e Kosovës, para pak minutash ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Blerim Maqastena. Ndërkohë policia po kërkon për të arrestuar edhe shumë aktivistë të tjerë, në lidhje me aksionin e VETËVENDOSJE!-s kundër EULEX-it, të realizuar në vitin 2009. Riaktualizimi i këtij rasti dhe shkeljet e shumta procedurale dhe ligjore, kanë dëshmuar që ky është proces i montuar politik me synim të përndjekjes politike të aktivistëve opozitarë. Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria dhe Policia e Kosovës që të heqin dorë nga arrestimet dhe burgosjet politike të opozitës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...