Zeka: EULEX-i dhe Gjykata Speciale duhet ta hetojnë ish-kryeprokurorin Maurizio Salustro

PUBLIKUAR

Gazetari Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ish-kryeprokurori Maurizio Salustro, i cili ka dënuar vëllezërit Ramadani dhe të tjerët, në procesin e njohur si rasti “Kiçina” duhet të hetohet nga EULEX-i dhe Gjykata Speciale.

Sipas Zekës në adresën e Salustros kishin shkuar shumë fakte lidhur me pafajësinë e këtyre vëllezërve, po ashtu edhe emra të vrasësve të familjes Hajra, të cilët nuk janë hetuar asnjëherë.

Lexojeni të plotë postimin e Zekës:

“Salustro duhet te hetohet nga Eulexi dhe Gjykata Speciale

Ish gjykatesi i UNMIK ut, Marizio Salustro, ka denuar vellezerit Ramadani dhe te tjere, ne procesin e njohur si Rasti Kiçina.

Me vone, ky njeri, me ardhjen e Eulexit, kaloi ne postin e Kryeprokurorit te ketij misioni.

Duke qene se kisha mbledhur nje milion fakte dhe deshmi se te denuarit ishin plotrsisht te pafajshem, kisha vendosur te beja nje dokumentar hulumtues rreth rastit, te titulluar: Krimi ne Drejtesi.

Pas transmetimit te filmit, jo vetem qe u be zhurme, po ne adresen tone dhe te Salustros erdhen edhe shume fakte te reja, te cilat kurr nuk u hetuan.

Madje, nje ish deputet i VV i ofroi ketij prokurori edhe emrat e vraseseve te familjes Hajra, po Salustro cdo gje e kishte hudhur ne shporte…

Prandaj, nese Gjykata Speciale deshiron ta hetoje seriozisht kete rast, ka me dale ne drite i gjithe zingjiri i krimit ne:

1. Politike. Do shihen te gjitha nderhyrjet politike.

2.Krimi ne hetuesine e policise te Unmikut, Eulexit, dhe Policise te Kosoves.

3.Krimi neper te gjitha prokurorite vendore dhe nderkombetare. O sa rrena e krimi eshte gatu Prishtine/Gjilan, dhe anasjelltas.

4.Krimin neper te gjitha Gjykatat, deri te ajo supreme.

Po ka Zot! Ata qe kane lujte me kete rast, kane lujte me veten e vet…”(sic), ka shkruar Zeka

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...