Mediumet në Izrael do të shqyrtojnë skandalin për pajisjet e përgjimeve në Maqedoni

PUBLIKUAR

Mediumet në Izrael kanë filluar të shqyrtojnë historinë e skandalit për korrupsion ku përfshihet edhe qytetari i tyre i falur, Haim Hakeini, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në tekstin me titull “Dëgjoni: Maqedonasit protestojnë kundër skandalit të madh për korrupsion që përfshihen izraelë” shpjegohet prapavija e protestës dhe arsyet e së njëjtës pse filloi.

Në tekst është i vendosur emri Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov dhe Svetllana Kostova, si dhe izraeliti Haim Hakeini dhe rolet e tyre në skandalin e korruptuar.

Gjithashtu Times of Israel i referohet tekstit të publikuar në gazetën e përditshme ekonomike The Marker ku thuhet se pajisja është përdorur ndoshta për mbikëqyrjen e qytetarëve.

“Ky tekst praktikisht në mënyrë të pashmangshme do të çojë në vendime ligjore të skandaleve korruptive edhe në Izrael, ku do të hidhet dritë mbi krimet që përfshinë zyrtarë nga Maqedonia”.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...