Përfshihet nga flakët teksa jepte shfaqje në rrugë, shpëtohet nga kalimtarët (Video)

PUBLIKUAR

Në një rrugë në Melbourne të Australisë, performuesja është përfshirë nga flakët, teksa po jepte shfaqje e rrethuar nga qirinjtë.

Në momentin që fustani i ka marrë zjarr, artistja ka filluar të bërtas, por kalimtarët e rastit kanë menduar se është pjesë e shfaqjes.

Mirëpo, dikush e ka marrë seriozisht dhe i ka zbrazur lëngun nga kanaçja që kishte në dorë.

Në atë moment, kanë vrapuar drejtë saj shumë të pranishëm, që i kanë hedhur sipër ujë dhe lëngje që kishin me vete.

Mësohet se ajo ka pësuar disa djegie në trup, por që nuk kanë pasojë të mëdha për shëndetin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...