Partia Fjala: Qeveria e Kosovës ta shkarkojë ministrin Ljubomir Mariq

PUBLIKUAR

Partia Fjala ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga kryeministri Isa Mustafa, të merr vendim për shkarkimin e ministrit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, pasi sipas kësaj partie ky ministër vazhdon të mohoj shtetësinë e Kosovës dhe kundërshtimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ditë më parë, ky ministër në një ndër intervistat e tij u është referuar Republikës së Kosovës me termin ‘Metohi’ dhe shprehu kundërshtimin e tij të hapur për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Nuk është hera e parë që ky ministër që merr pagën nga qytetarët Kosovës dhe nga Qeveria e Kosovës, mohon shtetësinë e Kosovës dhe del haptas kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne si Parti FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që këtë ministër ta shkarkoj dhe kështu të dëshmoj se nuk lejon që askush që paguhet nga qytetari i Kosovës të fyen shtetësinë dhe rrugëtimin e Kosovës”, thuhet në reagimin e partisë Fjala. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...