Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Turqia dakordohen për ushtrime të përbashkëta ushtarake

PUBLIKUAR

Ministrat e Mbrojtjes së Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Turqisë janë takuar në qytetin Qabala në Azerbajxhan, për të diskutuar rreth ushtrimeve të përbashkëta ushtarake.

Pas takimit të djeshëm, ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, Zakir Gasanov, tha se vendet janë pajtuar që të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake, për t’i shtuar kapacitetet dhe gatishmërinë e trupave të tyre.

Nga ana tjetër, homologia nga Gjeorgjia, Tina Khidasheli, tha se qeveria e saj ka shprehur gatishmëri që disa nga këto ushtrime t’i ofrojë në Gjeorgji në vitin 2017 dhe se vendi do të bëhet gati për pranverën e vitit të ardhshëm që t’i organizojë ato.

Takimi vjen në kohën kur presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë, bashkë me ndërmjetësuesit nga SHBA, Rusia dhe Franca, pritet të takohen sot në Vjenë, për të diskutuar për rajonin e trazuar të Nagorno – Karabakhut. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës...

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...