Përgjegjësit në NPK Tetovë u dënuan me kusht për rrezikimin e mjedisit jetësor

PUBLIKUAR

Dënim burg me kusht në kohëzgjatje prej tre muaj për personin  përgjegjës dhe personin juridik të Ndërmarrjes publike komunale Tetovë, ka shqiptuar Gjykata themelore në Tetovë, pasi muajin e kaluar Prokuroria publike ngriti padi penale kundër NPK Tetovë, për rrezikimin e mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja ngarkohej se mbeturinat i deponon në stacionin e ngarkimit, i cili nuk punon sipas standardeve.

„Bëhet fjalë për lloj të hapur të stacionit për ngarkim, ku hidhen mbeturinat komunale të qytetit dhe periferitë e qytetit, në të cilin nuk ka asnjë mbrojtje nga aroma e keqe, pluhuri, shpërndarja e mbeturinave nën ndikim atmosferik, erës dhe të ngjashme, e as që ekziston mbrojtja nga sulmi i brejtësve, kafshëve endacak dhe shpendëve“, thuhej në propozimin për akuzë të Prokurorisë themelore në Tetovë

Nga Ndërmarrja publike komunale Tetovë, nuk kanë dhënë prononcim për mediat lidhur me dënimin me kusht për vepër penale, të cilën sipas aktgjykimit nuk guxojnë ta përsërisin në afat prej një viti. Muajin e kaluar nga NPK Tetova, deklaruan se janë duke punuar për zgjidhjen e problemit me stacionin për ngarkim.

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...