Presidenti premton stadium të ri për përfaqësuesen e Kosovës (FOTO)

PUBLIKUAR

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka premtuar përsëri ndërtimin e një stadiumi të ri për Kombëtaren e Kosovës pas anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA e UEFA.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit:

“Pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet një vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare. Do të bëjmë çmos, që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë ulëse, i prezantuar kohë më parë. Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim”, ka shkruar Thaçi, duke i bashkangjitur postimit një fotografi të maketës se si do të dukej stadiumi.

stadiumi

Të njëjtin premtim e kishte dhënë edhe në një mbledhje të Qeverisë e mbajtur në mars të vitit 2013. Në atë kohë pati kërkuar veprime konkrete prej dy ministrave të Qeverisë.

SHIKO MË SHUMË

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...