SHBA-të shqetësohen me zgjerimin e ishujve artificialë të Kinës

PUBLIKUAR

Imazhet satelitore tregojnë se Qeveria kineze vazhdon të ndërtojë me shpejtësi baza ushtarake në ishujt e detit të Kinës Jugore, duke shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në këtë zonë mjaft të tensionuar.

Sipas Pentagonit, gjatë dy viteve të fundit, Kina ka shtuar me 3.200 akër sipërfaqen e ishujve që kontrollon në detin e Azisë së Paqësorit, pa llogaritur këtu praninë ushtarake që shtohet nga dita në ditë.

Në këta ishuj artificialë, Pekini zyrtar ka ndërtuar baza ushtarake, porte dhe aeroporte, duke treguar fare qartë qëllimin e tij për të militarizuar zonën dhe sigurisht për t’iu dërguar një mesazh vendeve që kanë pretendime territoriale se me çfarë do të përballen nëse guxojnë më shumë sesa protestat diplomatike.

SHBA deklarojnë se sipas ligjit ndërkombëtar, këta ishuj artificialë nuk i japin Kinës të drejta territoriale apo detare shtesë, por përmirësojnë ndjeshëm praninë fizike të vendit në këto zona në planin afatgjatë.

Duket se ky është qëllimi i Kinës, pasi ligjet në letër, në rast se SHBA dhe kritikët e saj kanë të drejtë, zor se kanë fuqi më të madhe se sa ushtria në terren.

Zonat e debatit në detin e Kinës së Jugut pretendohen nga disa vende në rajon dhe ato akuzojnë Kinën se po pushton territore që nuk i takojnë.

SHBA është vendosur në krah të këtyre vendeve me programe të qarta për të pakësuar ndikimin e Pekinit, por deri tani pa ndonjë efekt të madh, pasi qeveria kineze vazhdon e pa shqetësuar atë që e cilëson zhvillim të territoreve të saj. /Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...