Institucionet e Kosovës dhe Malit të Zi pajtohen për kufirin e vendosur ndërmjet dy vendeve

PUBLIKUAR

Kosova dhe Mali i Zi deklarojnë se asnjëra palë nuk i ka marrë tokë njëra-tjetrës me rastin e shënimit të kufirit ndërmjet dy shteteve. Megjithëkëtë, Skender Hyseni – ministër i Brendshëm – tha për RTK-në se në rast se vërtetohet ndonjëherë se vetëm diku ka ndonjë lëvizje, andej ose këndej, atëherë palët janë të gatshme ta korrigjojnë.

“Pas tre vjetësh bisedime dhe 16 mbledhjeve, komisioni për kufirin në mes të dy shteteve ka dhënë pëlqimin për çdo milimetër mes dy shteteve dhe me nënshkrim kanë garantuar se çdo gjë është në përputhje me rregulloren”, tha për RTK-në, shefi i menaxhimit të integruar të kufijve të Malit të Zi, Milan Paunoviq.

Një pohim i tillë bëhet edhe nga ana e Prishtinës. Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, thotë se janë ekspertët ata që kanë vendosur për këtë çështje.

“Komisioni nacional për shenjëzimin e kufirit thotë se Kosova nuk humb asnjë metër katror territor”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës...

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...