Vajza 5 vjeçe gjen pistoletën e gjyshes poshtë jastëkut, qëllon veten për vdekje

PUBLIKUAR

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një vajzë 5- vjeçare me emrin, Mariah Davis, vrau veten duke lozur me pistoletën që gjeti poshtë jastëkut të gjyshes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në periferi të Detroit të mërkurën, shkruan noa.al.

Mariah hipi në krevatin e gjyshes bashkë me dy fëmijë të tjerë më të vegjël dhe pasi gjeti armën, nisi të luajë me të. Befas pistoleta u shkrep duke e plagosur për vdekje.

Ndërkohë të palënduar shpëtuan dy fëmijët e tjerë me moshë 1 dhe 3- vjeçare.

Vetëm gjatë vitit 2014, në SHBA, 24 fëmijë më të vegjël se katër vjeç kanë mbetur viktimë duke lozur me armë zjarri.

SHIKO MË SHUMË

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës...

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...