Liverpool i shpëton humbjes në minutën e fundit (Video)

PUBLIKUAR

Liverpool ka barazuar në xhiron e 35-të të Ligës Premier.

The Reds kanë barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Anfield Road kundër Chelseat me rezultat 1:1.

Megjithëse të besuarit e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp kishin iniciativën në 45 minutshin e parë, Chelsea kaloi i pari në epërsi.

Ishte Eden Hazarad që me një aksion personal kaloi disa futbollistë të The Reds në minutën e 32-të takimit dhe arriti që me një goditje precize të mposht portierin Simon Mignolet.

hazrd 2

Në pjesën e dytë Liverpool këmbënguli që të barazoi rezultatin, por këtë nuk e lejoi portieri i disponuar i Chelseat, Asmir Begovic, i cili ishte i pakalueshëm për sulmuesit e Liverpoolit, raporton Telegrafi.

Rastin më të mirë për të barazuar rezultatin e kishte Roberto Firmino në minutën e 62-të takimit, por portieri boshnjak intervenoi saktë dhe pamundësoi që të barazoi rezultatin.

firmino

Kur pritej të përfundonte takimi, Christian Benteke shënoi gol, me ç’rast edhe vulosi rezultatin përfundimtar prej 1:1.

Pas këtij barazimi, Chelsea mbetet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 49 pikë, ndërsa Liverpool gjendet një vend më lartë me 59 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...