Berisha bojkoton ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë

PUBLIKUAR

Ish- kryeministri Sali Berisha dhe ish-deputeti Genc Ruli.

Zyra e shtypit e Berishës tha se, ish-kreu i PD-së ka takuar edhe më parë ambasadorët dhe se, sot ata do të takonin deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.

Ndërsa ish-deputeti Ruli tha se, reforma duhet të bëhet nga shqiptarët dhe të mos krijohet perceptimi se ajo po bëhet me imponim nga të huajt.

“Partitë politike shqiptare kanë shumë mënyra për ta shprehur dhe deklaruar vullnetin e tyre pro reformës në drejtësi, dhe nuk besoj se janë të rëndësishme këto mbledhje të bujshme që bëhen me ambasadorë. Mendoj që rreziku më i madh i kësaj reforme jetike do të ishte një perceptim mbarëpublik, që kjo do të ishte një reformë e imponuar nga ambasadorët apo ndërkombëtarët, dhe jo një zgjidhje e vullnetshme dhe e sinqertë e vet partive politike shqiptare. Pra, preferova të mos bëhem pjesë e një dekori fasadë, kur ne kemi përpara një proces shumë konkret për ta votuar dhe për t’u demostruar shqiptarëve që këtë reformë po e bëjnë vet shqiptarët”, tha ish-deputeti Genc Ruli./ Top Channel/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...