Situata e Juvenusit me blerjet, ja kush kërkohet e kush largohet

PUBLIKUAR

Juventusi pritet të bëjë disa ndryshime në skuadër për ta rritur kualitetin.

Sipas Tuttosport, Benatia dhe Andre Gomes janë dy lojtarët që pëlqehen më shumë nga Juve dhe pritet të bëhen ofertat për ta.

Bianconerët i kanë ofruar Valencias 30 milionë euro, dhe 20 të tjera në formë bonusi për Gomesin.

Për Benatian është më lehtë pasi që me ardhjen e Mats Hummels ai pritet të largohet nga Bayern Munich.

Allegri kërkon edhe mbrojtës krahu dhe Mattia De Sciglio e Sime Vrsaljko janë duke u vëzhguar.

Patric Evras pritet t’i vazhdohet kontrata ashtu siç është bërë me Buffonin dhe Barzaglin.

Në listën e largimit është Kwadwo Asamoah. Për lojtarin flitet se ka ofertë nga Chelsea në vlerë 20 milionë euro.

Po ashtu West Ham është i interesuar për Pereyran i cili po ashtu pritet të largohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...