Humbja e Unitedit, gëzon Arsenalin

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi humbi nga West Hami me rezultat 3-2.

Me këtë rast shpresat e Djajve të Kuq për një vend në Ligën e Kampionëve janë shumë të vogla pasi tani çdo gjë varet nga një humbje e mundshme e Manchester Cityt ndaj Swanseas.

Pas kësaj humbje Arsenali ka siguruar kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2016/17.

Topçinjtë kanë siguruar vend në fazën e grupeve në garën më të madhe për klube për të 20 sezon radhazi.

Por, vlen të theksohet se Arsenali ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve, por ndoshta sezoni i ri është sezoni fatsjellës për klubin londinez. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...