Francisco Gento, 6 herë fitues i Kupës së Kampionëve me ekipin e Real Madrid, beson se ish ekipi i tij do ta fitojë përsëri titullin më prestigjoz për klube.
“Ne do të triumfojmë njëlloj si në Portugali. Kena një ekip të shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer dhe kurrsesi s’mund të humbasim. Ne nuk kemi luajtur kurrë për barazim, kjo është arsyeja që ne kemi kaq shumë tituj të fituar. ” tha 82 vjecari në një event bamirësie.
Gento ishte pjesë e ekipit legjendar të Real Madrid i cili fitoi plot 6 herë rresht Kupën e Kampionëve. /


