Radikalizmi islam nuk është kërcënimi i vetëm për Kosovën

PUBLIKUAR

radikalizmi-islam-nuk-euml-sht-euml-k-euml-rc-euml-nimi-i-vet-euml-m-p-euml-r-kosov-euml-n_hd

Institucionet e Kosovës nuk i kanë studiuar mirë të gjitha çështjet që mund të konsiderohen si kërcënim për sigurinë e saj, vlerësojnë analistët në Prishtinë.

Sipas tyre, edhe arrestimet e fundit të personave të dyshuar për përfshirje në luftë në Siri e Irak, sado që ishte një operacion i rëndësishëm, ishte përcjellë me garë për marrjen e meritave.

Analisti Halil Matoshi thotë për Radion Evropa e Lirë se gjendja në këtë rast nuk është studiuar mirë, ngase fenomeni i ekstremizmave fetarë, ndër të cilët është edhe ai islam, nuk po e kërcënon vetëm Kosovën, por ka karakter global.

“Është një nga sfidat për sigurinë që nuk mund të anashkalohet. Mirëpo nuk është sfida numër një dhe nuk është e përmasave të ekzagjeruara siç po e paraqesin Policia e Kosovës, përkatësisht organet e zbatimit të ligjit, por, edhe politika pasi që edhe vet kryeministri ishte deklaruar se ka qenë ai që i kishte autorizuar bastisjet dhe arrestimet e këtyre 40 e sa vetave të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste”, ka vlerësuar Matoshi.

Veprimet e organeve të rendit dhe ndjekjes penale, përfshirë edhe deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror për luftën ndaj ekstremizmit fetar islam, sipas Halil Matoshit mund të prodhojnë efekte negative, duke i vënë më pas besimtarët islam në pozitën e të diskriminuarve.

Ndërkaq, vlerësuar nga aspekti i sigurisë në vend, Matoshi thotë se gjendja në Mitrovicë me barrikadat të cilat po marrin formën e parqeve dhe integrimi i strukturave që deri vonë ishin konsideruar si paralele e paramilitare, mund të jetë një sfidë edhe më e rrezikshme sesa vetë lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit fetar islam.

“Problemi i sigurisë së Kosovës është shumë më i madh në aspektin e raporteve me Serbinë, përkatësisht në raport me integrimin e serbëve kosovarë në veri të Kosovës. Për arsye se ne shumë me lehtësi të padurueshme po i paragjykojmë këta të rinj si muxhahedin e terroristë, ndërkaq po detyrohemi t’i integrojmë në sistem, kryesisht në policinë e Kosovës rreth 200 pjesëtarë të ‘rojave të urës’ të cilët praktikisht janë paramilitarë serbë”, ka thënë Matoshi. /rel/

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...