Kroos në Ligën Premier, e kërkon gjiganti anglez

PUBLIKUAR

Mesfushori gjerman Toni Kroos është bërë objektiv i gjigantit anglez Arsenal.

Skuadra londineze po dëshiron transferimin e një mesfushori pasi ata aktual nuk po bëhen rehat nga lëndimet e shumta si Jack Wilshere apo Santi Cazorla.

Emri i Toni Kroos është në listën e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger që dëshiron transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Mediat në Angli kanë shkruar se Kroos dëshiron largimin nga Real Madridi, ndërsa Arsenali është duke bërë gati një ofertë për të.

Raportohet se ‘Topçinjtë’, do të dërgojnë ofertë prej 35 milionë funteve për transferimin e Kroosit në ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...