Grezda nuk ndalet, vije goli i nëntë në Kroaci

PUBLIKUAR

Eros Grezda ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme në kampionatin kroat.

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë, ka qenë edhe njëherë njeriu kryesor për skuadrën e tij Lokomotivën e Zagrebit.

Lokomotiva arriti ta mposht skuadrën rivale të qytetit, NK Zagreb me rezultat të pastër 2:0.

Grezda shënoi në minutën e 34-t të takimit dhe Çoriç dyfishoi në minutën e 60-të, duke siguruar një fitore feste, sepse matematikisht tashmë vendi i katërt është i sigurt

Ky gol është i nënti në kampionat për mesfushorin e Shqipërisë U21, i cili po mbyll në mënyrë mjaft të bukur një sezon fantastik në aspektin personal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...