Liverpooli i madh, në finalen e madhe (Video)

PUBLIKUAR

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse ndaj Villarrealit në Anfield me rezultat 3-0 për të siguruar finalen e Europa League.

Liverpooli e filloi fuqishëm takimin, duke realizuar në fillim.

Bruno me anë të një autogoli kaloi në epërsi vendasit (7′).

Me të filluar pjesa e dytë Daniel Sturridge shënoi nga afërsia për 2-0 dhe epërsinë solide të The Reds.

Ruiz u largua në minutën e 71-të me kartonin e dytë të verdhë duke lënë me 10 lojtarë në terren Villarrealin.

Lallana mbylli dilemat kur me asist të Sturridge shënoi për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me këtë fitore Liverpooli arrin të sigurojë finalen e Europa League ndaj Sevillas, që e siguron për të tretën herë radhazi finalen e kësaj gare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...