Keane: Ekipit të Van Gaal i mungon karakteri

PUBLIKUAR

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka thënë se ekipit të drejtuar nga Louis Van Gaal i mungon karakteri.

Keane ka folur për mediat angleze teksa ka analizuar situatën në klubin nga Old Trafford.

“Nëse ata do të transferojnë lojtarë, nuk është që duhet të marrin lojtarë të mirë, atyre u duhen dy-tri karaktere që në një ditë të keqe dinë të nxjerrin rezultat”.

“Chelsea do të jetë i fortë vitin tjetër, Arsenali dhe City do të jenë po ashtu të fuqishëm. Nuk do të bëhet më lehtë, por edhe më e vështirë. Nuk mendoj se United ka karaktere të mjaftueshme në ekip për të fituar tituj”, deklaroi Keane. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...