Partizani dhe Crvena Zvezda nuk do t’i refuzojnë ndeshjet ndaj skuadrave kosovare

PUBLIKUAR

Pas pranimit të Kosovës në Federatën Evropiane të Futbollit, Serbia ka paralajmëruar se do të apelojnë vendimin duke e dërguar n]ë Gjykatën për Arbitrazh Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Por, klubet e futbollit në Serbi nuk i shohin si problem ndeshjet ndaj skuadrave kosovare.

Zyrtarët e dy klubeve më të mëdha serbe, Partizan dhe Crvena Zvezda, kanë pohuar se nuk do të refuzojnë të luajnë ndaj skuadrave të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Nëse na bie shorti me ndonjë ekip kosovar, nuk mund të mos e pranojmë ndeshjen pasi në të kundërtën na pret dënimi nga UEFA”, tha i pari i Crvena Zvezdas, Svetozar Mijailovic.

Edhe kryetari i klubit të Partizanit nga Beogradi, John Curko, tha se është “absurde të kundërshtojmë vendimin e UEFA-s”.

Kosova është pranuar të martën me të drejta të plota në UEFA në saje të 28 votave pro kundrejt 24 kundër dhe dy abstenimeve.

Ndërsa më 13 maj Kosova pritet të anëtarësohet në FIFA.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...