Ky është fajtori për eliminimin e Bayernit sipas Rummeniges (Foto)

PUBLIKUAR

Karl Heinz Rummenigge ka fajësuar gjyqtarin Cuneyt Cakir për eliminimin nga Atletico Madrid në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut ka thënë se gjyqtari nuk ishte në nivelin e detyrës.

“Ndihemi të tradhtuar nga paraqitja e gjyqtarit”, deklaroi Rummenigge.

“Një gol nga pozita jashtë loje dhe një penallti e gjykuar për kontakt jashtë zone”, theksoi ai.

Përkundër fitores me rezultat 2:1, Bayerni u eliminua shkaku i pësimit të golit si vendas. Kujtojmë se takimi i parë kishte përfunduar në dobi të madrilenëve me rezultat minimal prej 1:0, e cila ishte e mjaftueshme për Atleticon që të sigurojë një biletë për në finalen e Milanos. /Telegrafi/

gunejt

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...