Bayerni futet në garë për Ben Arfan

PUBLIKUAR

Hatem Ben Arfa vazhdon të jetë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi francez ka shkëlqyer këtë edicion me Nicen në kampionatin francez, duke shënuar 22 gola.

Forma e mirë e tij ka bërë që pas t’i vihen shumë skuadra të njohura evropiane, ndërsa më e fundit është Bayern Munich.

Mediat në Gjermani kanë shkruar se Carlo Ancelotti ka kërkuar transferimin e francezit në ‘Allianz Arena’, pasi lojtari i përshtatet skemave të tij

Gjithsesi për ta blerë Ben Arfan nga Nice, Bayern duhet të ofrojë rreth 20 milionë euro.

29-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Chelsea, Liverpool, PSG, Milan, Inter dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...