Icardi ‘tradhton’ Interin për këtë skuadër italiane

PUBLIKUAR

Interi mund të mbetet pa yllin kryesor të skuadrës dhe njëherit kapitenin, Mauro Icardi.

Sulmuesi argjentinas nuk është i lumtur me situatën aktuale të zi kaltërve, pasi në fillim të kampionatit luftonin për titull por që kjo mundësi u humb menjëherë.

Pasi humbën gjasat për titull synimi i Interit ishte Liga e Kampionëve, por edhe kjo mundësi duket se do t’i humbë.

Icardi nuk dëshiron qëndrimin në Inter, pasi lojtari dëshiron të luaj në garën më të madhe evropiane për klube dhe po mendon largimin.

E përditshmja italiane Il Messaggero, Roma ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit për transferimin e tij në ‘Olimpico’, si zëvendësim të Edin Dzekos.

Gjithnjë sipas Il Messagero, Icardit i pëlqen ideja të transferohet te Roma dhe të luaj në Ligën e Kampionëve.

Për ta bindur Interin të heqë dorë nga Icardi, Roma është duke përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...