Rrëzohet nga ballkoni, humb jetën fëmija dy vjeçar në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se një fëmijë i moshës dy vjeçare i gjinisë (m) ka humbur jetën aksidentalisht, si pasojë e rënies nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë së tij në fshatin Broboniq të Mitrovicës.

“Rasti ishte raportuar në Polici sot rreth orës 11:00, pasi që prindërit e kishin dërguar fëmijën në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku mjeku kishte konstatuar se fëmija ishte pa shenja jete. Nga hetimet para të bëra në vendin e ngjarjes, si dhe mbi deklaratat e siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima fëmija dy vjeçar në kohën e incidentit ishte ngjitur në katin e dytë, gjegjësisht në ballkonin e shtëpisë, nga ku aksidentalisht kishte rënë në tokë, ku si pasojë kishte mbetur pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës u lirohet familjarëve, ndërsa rasti është iniciuar si “vdekje aksidentale”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për fluksin në...

Subvencionimi i teksteve: Gati 180 mijë aplikime, afat veç edhe nesër (VIDEO)

Procesi i subvencionimit të teksteve shkollore ende është në fazën e aplikimit dhe verifikimit,...

Tentuan ta vrasin një person, Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim për dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit...