Në Munih do të shohim një Bayern tjetër

PUBLIKUAR

Edhe pse skuadra e tij pësoi humbje, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me lojën që bënë të zgjedhurit e tij.

Duke folur pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit, trajneri i Bayern Munichut ka thënë se rezultati prej 1-0 nuk është i mirë, porse gabime të tilla ndodhin në ndeshjet e këtij niveli.

Spanjolli është zotuar se në ndeshjen kthyese, loja e ekipit të tij do të ndryshojë në përpjekje për ta arritur objektivin.

Për t’u kualifikuar në finale, bavarezët duhet të shënojnë dy gola dhe të mos pranojnë gol në Allianz Arena.

Në rast se pranojnë gol, atëherë duhet të regjistrojnë fitore me diferencë prej dy golash. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...