Jahjaga përsërit: Kosova nuk do të jetë kurrë fole e ekstremistëve

PUBLIKUAR

00_12_14078533121611043534
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se e mbështet arrestimin e djeshëm ndaj 40 ekstremistëve islamik në vendin tonë të kryer dje nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ajo është shprehur se Kosova nuk do të jetë kurrë fole e veprimeve ekstremiste.

“Siç e kam thënë edhe në deklarimet e mia të ditës së djeshme se unë e kam vlerësuar dhe mbështes veprimin e djeshëm të mekanizmave të sigurisë për të sjell para drejtësisë të dyshuarit për terrorizëm dhe të gjithë ata që janë anëtarë të organizatave terroriste dhe që në njëfarë mënyre apo në mënyrën tjetër cenojnë rendin kushtetues të Kosovës dhe sigurinë kombëtare të vendit tonë”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka shtuar se Kosova kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë fole dhe vendstrehimore e veprimeve ekstremiste.

“Në mënyra të ndryshme e kam cekur se çështja e ekstremistëve të radikalizmit islamik ka qenë dhe është një ndër brengat e mëdha për vendin tonë dhe veprimi i djeshëm i institucioneve dhe mekanizmave të sigurisë është për tu përshëndetur nga të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Presidentja këto komente i ka bërë në gjatë një vizite në Komunën e Graçanicës, së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Jacobson ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Branimir Stojanoviq.

Jacobson nuk ka pranuar të flas për media. /KP/

 

SHIKO MË SHUMË

Krerët e OVL UÇK-së i tregojnë Guerotit shqetësimet që kanë në lidhje me Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur...

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që u kap me kokainë në Ferizaj

Gjykata e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.G, i dyshuar...

Dha deklaratë të rrejshme në seancë gjyqësore, arrestohet një person në Pallatin e Drejtësisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. Arrestimi i tij ndodhi të mërkurën...