Tri klube italiane e duan Ramën

PUBLIKUAR

timthumb

Valdet Rama mund të largohet nga Spanja, ku luajti së fundmi për Valladolidin, për t’u transferuar në Serie A. Për futbollistin e njohur kosovar interesim kanë shprehur tri klube italiane.

Genoa, Atalanta dhe Sassuolo dëshirojnë të përforcohen me anëtarin e Kombëtares së Shqipërisë. Kështu kanë raportuar mediat italiane, sipas të cilave, përveç konkurrencës me njëra-tjetrën, skuadrat italiane konkurrentë për futbollistin ofanziv nga Mitrovicas i kanë edhe dy klubet spanjolle, Deportivo La Coruna dhe Eibarin.

Rama është ndarë me Valladolidin, për të cilin luajti në 26 ndeshje në edicionin e kaluar, duke e shënuar një gol. Ekipi i tij ka rënë nga La Liga.

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...