Maradona: Juve ka lojtarë në federatën italiane, një lojtar i Zonjës së Vjetër ka gjithmonë të drejtë

PUBLIKUAR

Legjenda argjentinase, Diego Maradona, ka kritikuar ashpër Juventusin pas fitimit të titullin të pesë radhazi në Serie A.

Ish-ylli napolitan ka thënë se ishte një kampionat i merituar për Zonjën e Vjetër, por i ndërtuar në ndihmë dhe gabime arbitrare.

Maradona_platini_1986-87

“Ndihmat arbitrare për Juventusin? “Juventus ka lojtarë fenomenal në federatën italiane dhe në arbitrazhin italian”.

“Nuk është risi (e përsëriti tre herë). Çdo problem që ka në fushë një lojtar i Juventusit ai ka të drejtë gjithmonë”.

“Këshillë për De Laurentiis? Duhet të vendos disa lojtarë në federatën italiane dhe duhet t’i respektoj siç kanë bërë disa udhëheqës të Napolit në të kaluarën. Kështu Napoli do të ketë forcën që ka Juve. Goli i Fiorentinës është një skandal, një skandal. Po e shihja në televizor, goli i Fiorentinës u anulua sepse përballë ishte fanella e Juventusit”, ka thënë Maradona për Piuenne. /Telegrafi/

mardona

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...