PD kundërshton çfarëdo lloji të ekstremizmit

PUBLIKUAR

pd-kund-euml-rshton-ccedil-far-euml-do-lloji-t-euml-ekstremizmit_hd

Partia e Drejtësisë vlerëson përkushtimin e institucioneve shtetërore për hetimin e rrethanave në të cilat qytetarët e Kosovës shkojnë jashtë vendit për të luftuar.

Me anë të një komunikate për media, PD kërkon nga opinioni publik përmbajtje në kualifikime dhe distancim nga vlerësimet ekstreme duke pasur parasysh faktin se çdo i akuzuar është i pafajshëm deri në momentin e argumentimit të fajësisë.

“PD rikonfirmon vendosmërinë e saj për respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe kundërshtimin e keqpërdorimit dhe manipulimit të lirisë dhe të drejtave, si dhe të manipulimit të identitetit fetar të qytetarëve për qëllime politike. PD dënon fuqishëm çdo përpjekje për të njollosur identitetin Islam të shumicës së qytetarëve të vendit dhe në këtë drejtim, mbështet Bashkësinë Islame të Kosovës, në përpjekjet për të parandaluar çfarëdo lloj ekstremizmi, qoftë ai fetar apo gjetiu”, thuhet në komunikatë.

Veç kësaj, PD, nga Institucionet Shtetërore pret veprime të drejta në sqarimin e dyshimeve të ngritura për 40 qytetarë të vendit të arrestuar me dyshimin se kanë vepruar në luftimet në Irak e Siri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...