Zyrtare: Lallana nënshkruan për Liverpoolin

PUBLIKUAR

11

Liverpooli e ka transferuar Adam Lallanan nga Southamptoni –bën të ditur klubi nga Anfield.

Mesfushori anglez është lidhur që një kohë të gjatë me një kalim te Liverpool dhe tashmë ai është konfirmuar si lojtar i tyre.

“Më është realizuar dëshira ime për të luajtur te një klub aq fantastik, në Ligën e Kampionëve dhe për të garuar për titujt e Ligës Premier”, ka thënë 26-vjeçari.

“Jam shumë i entuziazmuar për kapitullin e ardhshëm në karrierën time, pas ardhjes te një klub special si Liverpooli”.

“Në sezonin e kaluar thellë në vete thosha: ‘Shpresoj që një ditë të luaj për atë skuadër’. Tash kjo ëndërr është realitet”, ka thënë 26-vjeçari.

“Jemi të kënaqur që kemi siguruar njërin nga top-talentët e Ligës Premier”, është shprehur menaxheri i Redsave, Brendan Rodgers.

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...