Superkupa në duart e Realit

PUBLIKUAR

1111

Real Madridi ka shtuar edhe një trofe në sirtarin e vet, pasi në Superkupën e UEFA-s mposhti Sevillan me rezultat 2-0.

Përballja ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve dhe fituesit të Europa League u zhvillua në stadiumin e qytetit në Cardiff, ndërsa në duelin spanjoll triumfuan Los Blancos.

Të zgjedhurit e Carlo Ancelottit dominuan në fraksionin e parë dhe pas dy rasteve të mira nga Bale dhe Ronaldo, erdhi goli i epërsisë.

1111111

 

Ishin pikërisht këta dy lojtarë të përfshirë në krijimin e epërsisë për Mbretërit. Uellsiani harkoi, kurse portugezi e futi topin në rrjet (30’)

Lojtarët e veshur me fanella të bardha ishin më të mirët në fushë edhe në gjysmën e dytë, në të cilën u realizua një gol nga po i njëjti lojtar.

Benzema asistoi te Cristiano Ronaldo dhe 29-vjeçari e shënoi (49’) në pamundësi të Betos që të mbronte.

Ky është trofeu i dytë i Superkupës evropiane për Real Madridin, ndërsa dy herë të tjera e ka humbur.

Në këtë ndeshje u angazhuan nga minuta e parë dy përforcimet e reja të Los Blancos, James Rodriguez dhe Toni Kroos. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...