Milan pret Xhemailin

PUBLIKUAR

11

Bisedimet në mes të Milanit dhe Napolit për transferimin e mesfushorit Blerim Xhemaili, pritet të zgjasin për një periudhë të gjatë.
Sipas “La Gazzeta dello Sport , bisedimet në mes të drejtorit sportiv të Milanit, Adriano Galianit dhe presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentis, janë mbajtur, megjithëse shkurtimisht, gjatë zgjedhjes së presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, ndërsa sipas indikacioneve të para, një lëvizje e mundshme e lojtarit ende është larg.

“Rossonerët”, janë pjesërisht të interesuar që të presin deri në uljen e çmimit prej 4 milion eurove nga “Napolitanët”, ndërsa klubi nga “San Paolo”, po ngurron të e lëshojë 28 vjeçarin të shkojë, për shkak të potencialit të tij për të luajtur kundër Atletico Bilbaos në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...