Rakitic: Falënderoj Zotin që mund të luaj me Messin

PUBLIKUAR

5

Ivan Rakitic falënderon Zotin që i është dhënë shansi për të luajtur në të njëjtën skuadër me Lionel Messin.

Mesfushori kroat kaloi te Barcelona këtë verë (nga Sevilla) dhe është mahnitur nga superylli argjentinas në stërvitje.

“Deco tha një ditë se Messi mund të luajë derisa t’i mbushë 60 vjet. Unë them se ai mund të luajë deri 70 ose 80 vjeç apo derisa të pensionohet”.

“Duhet ta falënderoj Zotin që ma dha mundësinë të luaj krahas tij”, ka deklaruar Rakitic për Marca.

Ai po ashtu i ka thurur lëvdata sulmuesit brazilian Neymar dhe trajnerit Luis Enrique. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...