Silva nënshkruan kontratë të re me Cityn

PUBLIKUAR

3

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët e Ligës Premier.

Spanjolli do të qëndrojë te klubi anglez deri në moshën 33 vjeçe, pasi tashmë ka kaluar katër vite të suksesshme në Etihad, që prej kalimit nga Valencia në vitin 2010.

“Nga momenti që iu bashkova klubit katër vite më parë, ai duket si një shtëpi e dytë për mua”.

“Brenda dhe jashtë fushe, ndjehem jashtëzakonisht i plotësuar profesionalisht dhe personalisht, andaj pse nuk do të doja të qëndroj dhe të vazhdoj të fitoj trofe me këtë ekip fantastik?”, ka thënë spanjolli. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...