Në Londër janë dënuar dy agjent të patundshmërive, që merrnin shtëpi me qira, për të kultivuar fshehtas kanabis.
Aidan Lynch, themelues i agjencionit ‘Home to Home’, si dhe punëtori tij Jason Smart, kanë krijuar një sistem të sofistikuar të mbjelljes dhe rritjes, në shtatë shtëpi që ndodhen në pjesën lindore të vendit.
Ata i mashtronin pronarët, se shtëpitë ua lëshonin me qira njerëzve të ndershëm, e në fakt kryenin një veprimtari shumë të pandershme, transmeton Telegrafi.
Gjykata në Woolwich ka dëgjuar se si 51-vjeçari Lynch dhe punëtori tij katër vite më i ri, janë zënë duke hyrë në një shtëpi, që po bastisej nga Policia.
Pasi në objekt u gjetën mbi 500 rrënjë kanabisi, të mbjella të katër hapësira të bodrumit, u ngritën dyshimet se partnerët mund ta kenë zgjeruar veprimtarinë e tyre.
Në hetimet e bëra në pronat që i kishin marrë me qira, është gjetur se ata kishin krijuar një rrjet që u sillte deri në tre milion dollarë në vit, nga shitja e drogës së klasës B.
Lynch që është gjetur fajtor për mashtrim me patundshmëri, kultivim dhe shitje të kanabisit, është dënuar me gjashtë vite burg.
Me tri vite prapa grilash është dënuar Smart, nën akuzën për bashkëpunim, kultivim dhe shitje të kanabisit. /Telegrafi/






