Rama: Shqiptarët kërkojnë azil për të njëjtën arsye që polakët ikin nga vendi i tyre

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i pranishëm në një takim të ish-europarlamentarit Hannes Swoboda me diplomatë e profesorë në Tiranë, theksoi se po spekulohet shumë me numrin e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë deklaroi se edhe shtetas të vendeve të tjera më të zhvilluara bëjnë të njëjtën gjë.

“Shqiptarët kërkojnë azil për të njëjtën arsye që polakët ikin nga vendi: për një perspektivë më bindëse në Gjermani e Austri. Lëvizja e fuqisë punëtore ka qenë e mirë për ekonominë dhe shoqërinë europiane. Vendet më të zhvilluara janë vendet ku emigrantët kanë dhënë kontributin e tyre”, tha Rama, raporton Tch.

Kryeministri foli edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, që, sipas tij, “ka një potencial të madh zhvillimi ekonomik”.

“Kancelarja Merkel ka ndërmarrë një nismë vizionare për të bashkuar në tavolinë liderët e vendeve të Ballkanit dhe ne kemi avancuar një propozim tek i cili besojmë shumë. Është ndërtuar një agjendë prioritetesh, për financimin e arterieve kryesore, duke filluar nga Korridori i Kaltër ose Autostrada Blu, që bashkon jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Ne duam të heqim çdo barrierë jotarifore që pengon shkëmbimet e lira tregtare brenda rajonit. Ta kthejmë rajonin në një oazë që funksionon si të ishte i integruar në BE”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri 15 minuta në pikat kufitare në dalje të Kosovës

Sipas të dhënave më të fundit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjendja në pikat...

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...