Marchisio kthehet në shtator

PUBLIKUAR

Claudio Marchisio do të kthehet në fushë në muajin shtator – ka bërë të ditur trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Mesfushori bianconer u lëndua në ndeshjen ndaj Palermos dhe nuk do të luajë në ‘Euro 2016’, ndërsa është paralajmëruar se do të mungojë gjashtë muaj.

Mirëpo, Allegri pret që futbollisti italian të kthehet më herët se që është parashikuar.

“Kam biseduar me Marchision mbrëmë, ai është i qetë. Fatkeqësisht, ai do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit dhe në ‘Euro 2016’”.

“Gjëja e mirë është se do të jetë vera kah mesi i lëndimit të tij. Ai pritet të na ribashkohet në stërvitje kah shtatori”, ka thënë trajneri.

Strategu italian ka bërë të ditur se do t’i shfrytëzojë Mario Leminan ose Hernanesin në vend të tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...