“Harrojeni Mourinhon, ky është njeriu që i duhet Unitedit”

PUBLIKUAR

Edhe pse po afron fundi i sezonit, Manchester Unitedi akoma nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Spekulohet se Louis van Gaalit do t’i tregohet dera, ndërsa vendin e tij do ta zë Jose Mourinho. Mirëpo, akoma gjithçka është në suaza të spekulimeve dhe ekspertët e sportit japin sugjerimet e tyre.

Sipas tyre, portugezi nuk është njeriu i duhur për të marrë drejtimin e skuadrës nga Old Trafford. Ata e këshillojnë klubin anglez që ta angazhojë dikë tjetër.

diegosimeone

Ai quhet Diego Simeone, trajneri aktual i Atletico Madridit. Njeriu, i cili drejton një skuadër jo të fuqishme financiarisht, ndërsa ka arritur të konkurrojë me dy gjigantët, Barcelona dhe Real Madrid.

Objektivi i menaxherit të ri do të jetë: Ta bëjë Unitedin sërish klubin numër një në Angli dhe pastaj të bëhet fuqi edhe në Evropë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...