Thaçi: Për gjashtë muaj asnjë kosovar nuk i është bashkuar grupeve terroriste

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion nga Italia, të kryesuar nga ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.

Presidenti Thaçi e falënderoi ministren Pinotti për bashkëpunimin shumë të mirë që Kosova ka me Italinë.

Ai u shpreh se Kosova është kthyer në faktor stabiliteti në rajon dhe është lidere në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit.

Duke folur për të arriturat në fushën e sigurisë, presidenti Thaçi tha se falë masave që kanë marrë autoritetet kosovare, në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar i ri që u është bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

Ministrja Pinotti tha se është e kënaqur me rolin që luan Italia në Kosovë dhe u shpreh në favor të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Presidenti Thaçi kërkoi që të përkrahet anëtarësimi i Kosovës në institucionet e sigurisë, siç është Interpoli, që komunikimi dhe bashkëpunimi të jetë më i shpejtë dhe më efikas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është...

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...