Shteti Islamik me buxhet 30 për qind më të ulët se para 15 muajve

PUBLIKUAR

Një firmë që merret me analiza, me bazë në SHBA, thotë se të ardhurat e grupit të Shtetit Islamik kanë rënë për rreth 30 për qind në 15 muajt e fundit, duke e përshkruar këtë rënie si kërcënim për sundimin e tyre afatgjatë në të vetë-shpallurin ‘kalifat’.

Në një raport të lëshuar sot, firma IHS thonë se të ardhurat e grupit terrorist kanë rënë në muajin mars në 56 milionë dollarë, nga 80 milionë në muaj, sa kishin në mes të vitit 2015.

Në raport thuhet se prodhimi ditor i naftës në zonat e kontrolluara nga IS-i ka rënë në 21 mijë fuçi nga 33 mijë, gjatë të njëjtës periudhë kohore, pasi objektet e prodhimit pësuan dëme nga sulmet ajrore, transmeton Evropa e Lirë.

Ndërkohë, militantët e Shtetit Islamik kanë humbur 22 për qind të territorit të tyre në Siri dhe Irak dhe tani i sundojnë mbi 6 milionë njerëz, në vend të 9 milionëve, që nënkupton se baza e mbledhjes së taksave nga ky grup është zvogëluar.

Si pasojë, ata kanë paraqitur tatime të reja për aktivitete, siç është instalimi i pajisjeve satelitore, apo daljet nga qyteti.

SHIKO MË SHUMË

Kurti e përsërit: Jam i bindur që njerëzit e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe sistemit të drejtësisë

Kryeministri Albin Kurti sërish ka bërë përgjegjëse komunat për arsim të dobët dhe se...

Limaj: Beteja për drejtësi s’duhet të jetë vetëm e Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK’së, por e përbashkët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ngritja e obeliskut në nderim...

Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit për Dhomat...