Shumë skuadra pas Abdennourit

PUBLIKUAR

Aymen Abdennour pritet të largohet nga Valencia pasi nuk ka arritur të përshtatet me klubin e tij të ri.

I transferuar në ‘Mestalla’ nga Moncao verën e vitit të kaluar, Abdennour ka kërkuar largimin nga Valencia në fund të stinorit.

Por lojtari ka disa oferta të rëndësishme dhe pritet të zgjedhë njërën nga to, ku spikasin klubet nga Serie A dhe Liga Premier.

Kampioni aktual i Italisë, Juventus dhe Milan janë dy skuadrat që e kërkojnë me ngulm lojtarin.

Ndërkohë në Angli Chelsea ka shprehur interesim për të, por në garë mbetet edhe Manchester United.

Gjithsesi për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, Valencia kërkon 30 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...