Përçarja e opozitës forcoi pushtetin

PUBLIKUAR

Përçarja e partive opozitare i ka krijuar komoditet partive në koalicionin qeverisës, që të vendosin për kohën e shkuarjes së vendit në zgjedhje. Analistët politikë thonë se pas kësaj situate të krijuar zgjedhje do të ketë vetëm kur dëshiron PDK-ja.

Mospajtimet brenda bllokut opozitar rreth listës së përbashkët zgjedhore kanë bërë që “Vetëvendosja” në njërën anë dhe AAK-ja e “Nisma” në anën tjetër të dështojnë përfundimisht në arritjen e synimit të tyre – rrëzimin e Qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, shkruan “Zëri”.

Analistët thonë se kjo përçarje mes partive opozitare i ka krijuar koalicionit qeverisës, sidomos Partisë Demokratike të Kosovës, komoditetin që të vendosë vetë se kur do të shkojë në zgjedhje.

“Përçarja e opozitës duke mos u jetësuar ideja e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për krijimin e një alternative për Kosovën dëshmon se PDK-ja (me koalicionin) tashmë e ka finalizuar kapjen e shtetit dhe ajo vendos se kur dhe si duhet mbajtur zgjedhjet, të jashtëzakonshme ose të rregullta, se si duhet të duket shteti sipas modelit të tyre dhe si duhet të funksionojë opozita”, ka thënë për “Zërin” analisti, Halil Matoshi.

Madje, sipas tij, PDK-ja i ka vendosur edhe konturat se kur, si dhe çka duhet të mendojë secili individ dhe deri ku tolerohet liria e shprehjes, sepse, siç thotë ai, partia më e madhe në vend e konsideron veten etalon (masë) të shprehjes së lirisë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...

Ilir Deda: Jepini kohë Presidentes së re, efektet mund t’i matni pas tre muajsh

Analisti politik, Ilir Deda, tha se presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, duhet t’i jepet...

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një...